E fejuar? Jasmina tregon se me kë po puthej në foto
March 22, 2021A është e fejuar? Jasmina Kadriu, konkurrentja e “Për’puthen” u shfaq në një foto me një mashkull misterioz me të cilin shfaqet duke u puthur.
Jasmina u është përgjigjur vetë këtyre aludimeve.
Ajo e ka ripostuar foton në InstaStory-n e saj, duke sqaruar se personi në fjalë është ish-i dashuri, me të cilin s’ka më asnjë lidhje.
Jasmina shkruan se publikimi i fotove është cënim privatësie për djalin që nuk është personazh publik.
“Eshtë mbi e 20-ta faqe që po e hedh ISH-in tim! Pikë së pari nuk mund të hidhni një person privat se është cënim i privatësisë, sidomos kur ai nuk ka të bëjë me mua! E dyta, nëse doni të bëni lajme, të paktën gjeni diçka koherente, jo këtu e para 7 muajsh se latë nam! Kështu që mos iu fusni angarive e lejini njerëzit të jetojnë të qetë pa u prishur punë me këto lajme pa lidhje! Nuk ka taksirat askush të pëfshihet në “skandalet” tuaja!”- shkruan Jasmina e revoltuar
konkurrentja shfaqi afeksion të madh për Andin, me të cilin ka shkëmbyer edhe puthje në buzë.