“Sarën nuk e shoh si femrën time”, DJ PM tregon për raportet me vajzat në BBV

“Sarën nuk e shoh si femrën time”, DJ PM tregon për raportet me vajzat në BBV

November 19, 2021 0

Dje DJ PM dhe Sarah Berisha po diskutonin për marrëdhënien e tyre dhe me banorët e tjerë, konkretisht Sabiani, Fifi, Monika, Beniada dhe Einxhel.

Përparimi: Personalisht nuk e shoh Sarën si femrën tem. A pe din? Ma shumë kam pas qejf me e kqyr si shoqe. Unë askujt si kam vu barriera, as kam qit kushte. Kjo ma shumë ka ndenjur me Dagzin e Donaldin sesa me mu, të kisha qen ashtu njeri, isha prek i kisha thon, ej s’po du asnji shok”.

Sarah: Po dhe dje që isha e mërzitur, folëm goxha bashkë dhe jo në kuadrin se e sheh veten më shumë se shok me mua. Mi dha këshillat tamam, siç mund të mi jepte një femër, shoqe. Dje unë realisht PM e kam ndjerë shumë të afërt, në krahasim me ditët e tjera, dje e kam ndenj me të afërt. Ky më ngushëllon gjithmonë edhe kur nuk e vën re të tjerët”

Monika: Po pra po njohjet si ndodhin a ndodhin kështu? S’keni pse e paragjykoni për faktin se po ndodh këtu, nqs ndodh, ndodh.

PM: Jo po e di ça ndodh këtu, jam unë me Sarën, del Sara, s’po them që e kam detyrim me dal dhe unë, po ajo ashtu duhet. E ça me bo unë më vonë, ndërkohë që vëmendjen i bi ta marrë nga Sara.

revista.one/