As Kiara, as Luizi/ Ky ish-banor i “Big Brother Vip” kryeson me më shumë ndjekës në rrjetet sociale

As Kiara, as Luizi/ Ky ish-banor i “Big Brother Vip” kryeson me më shumë ndjekës në rrjetet sociale

June 17, 2023 0

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka treguar se cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Dhe me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë ish-banorët që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave

Me një renditje nga ai që ka fituar më pak e deri tek personazhi që kryeson në listë:

10- Në vend të dhjetë renditet Dea Mishel, e cila ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram.

9- Gjithashtu dhe Krist Aliaj ka humbur 1 mijë ndjekës.

8-Teksa javën e kaluar Ronaldo Sharka kryesoi listën me më shumë ndjekës të shtuar në Instagram, këtë javë ai është në vend të tetë me vetëm 1 mijë ndjekës më shumë.

7- Pas tij vjen Kiara Tito me 2 mijë ndjekës më shumë.

6- Nga ana tjetër, Keisi Medini ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

5- Luiz Ejlli vazhdon të bie me numrin e rritur të ndjekësve javë pas jave. Këtë herë ai ka shtuar vetëm 3 mijë ndjekës

4- Në vend të katërt renditet Efi Dhedhes me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar duke shkuar kështu në 589 mijë ndjekës.

3- Me po 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar është po ashtu dhe Olta Gixhari. Nga 415 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 419 mijë.

2- Në vend të dytë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka shtuar 6 mijë ndjekës.

1- Vendi i parë për këtë javë në “Social Top 5” i përket Elvis Pupës. Këtë javë ai është rritur me plot 9 mijë ndjekës.

revista.one/