“Allahu më udhëzoi në burg”, Fero tregon si u përfshi në fenë Islame

“Allahu më udhëzoi në burg”, Fero tregon si u përfshi në fenë Islame

September 4, 2023 0

 I ftuar te “Kojshia Show”, Fero (Feronit Shabani) foli gjerë e gjatë për fenë islame dhe përkushtimin e tij ndaj saj, si dhe dha një deklaratë mbi Arbenitën, me të cilën ende (sipas reagimit të saj në TikTok) është në proces gjyqësor.
“E kam dashur nënë time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur sit ë sillem me familjen, nënën dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar të jem shembullor”, u shpreh Fero, duke shtuar se tani që ka kuptuar fenë i do të gjithë shumëfish më shumë.

“Nëse nënën time e kam dashur 1 herë, tani e dua 100 herë, nëse guran time e kam dashur 2 herë, tani e dua 200 herë, nëse babain tim e kam dashur 3 herë, tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur njëherë, tani më është rritur 100 herë dashuria për të”, u shpreh Fero.

Fero gjatë intervistës u shpreh se vetëm tani e ka gjetur lumturinë: “Gjynahet i kam bërë me arsye, me vetëdije. Jam mundur të gjej lumturinë. Krejt ajo lumturi e kohës së shfrenuar ka qenë një lumturi jo e vërtetë. Nuk e kam gjetur lumturinë që ma qetëson shpirtin, derisa mësova për fenë. Derisa jam falur dhe në namaz e kam gjetur atë qetësinë shpirtërore.”

“Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar.”

Për të gjithë ata që pyesin si ndihet ai pas këtij vendimi të papritur, Fera shprehet: “Unë dua t’ju them të gjithëve se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i lumtur. Asnjëherë nuk kam qenë më rehat. Kam pasur përfitime të mëdha, kam shkuar në vende luksoze, por pas çdo kënaqësie që nuk ka qenë kënaqësi e vërtetë kam ndjerë zhgënjim. E kam ndjerë që më mungon diçka.”

Siç e përmendëm ai ka hequr dorë nga muzika, burimi i parave. Me të drejtë pyesim po tani me çfarë do të jetojë?-“Allahu e furnizon edhe një zog në mal. Për mua nuk ka vlerë as pasuria, as gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur e kam kuptur unë këtë, kam nisur edhe ta praktikoj. Për hir të Allahut i kam lënë të gjitha gjërat. Allahu ia siguron robit të vetë riskun. Edhe unë e kam pasur frikën se po humbas shumë. Po humbas para dhe oferta. Para se të udhëzohem e kam pasur një ftesë nga “Big Brother”. Por, për hir të Allahut e refuzova,”-tha ai.

Në lidhje me tatuazhet që janë të ndaluara në fenë Islame, Fero tha: “Kam biseduar me hoxhallarë për tatuazhet, por nuk ka besimtarë të pastër.”

Reperi e përmbylli duke folur për rrjetet sociale, ku u shpreh se ka vetëm Instagram: “Unë nuk kam TikTok. Unë kam vetëm Instagram. Unë nuk hy më “live”. Nuk kam as Youtube, e kam pasur por ja kam dhënë një x këngëtari.”

I pyetur se çka mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të mirren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë.

revista.one/