Linda Halimi: Kur punoja me Teuta Krasniqin, Blero më ka ftuar në hotel

Linda Halimi: Kur punoja me Teuta Krasniqin, Blero më ka ftuar në hotel

November 11, 2023 0

Njëra nga konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Linda Halimi, tronditi mbrëmë banorët e tjerë. Pasi Blero e Linda filluan një debat, Linda shpreh dëshirën për të treguar një ngjarje që ka ndodhur jashtë.

“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 vjete, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija, pas xhirimeve, dhe insistoi si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, “Victory Hotel”, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit.” – rrëfehet Linda.

Më pas Linda shpjegohet se Blero është shprehur me egoizëm ndaj meje, kur e kam krijuar këngën këtu dhe e dyta, ka rënë një natë në shtrat me mua dhe Ganiun, në të brendshme, dhe ia ka heqë bateritë mikrofonave thënë, nuk guxon askush me folë se unë jam këtu, hajde flasim pa mikrofona, rrimë bashkë.”

Ndërsa sot, teksa po rrinte me Shqipen, Metin dhe Gani Gërminë në dhomën e ndenjës, këngëtarja nga Vitia këmbënguli se Azemi ka simpati për të dhe jo për Albën.

Tutje, interpretuesja e hitit “Sta fal” shtoi se edhe akuzat që ka bërë në drejtim të këngëtarit Blero, janë të gjitha të vërteta.

“Blero më është futur në shtrat edhe më ka thënë ‘Unë e qes Ganinë edhe sonte flejmë bashkë’ dhe mi ka hequr bateritë dhe më tha ‘Askush nuk guxon me të folë dhe me t’i vnu bateritë sepse unë jam baba këtu’. Ky [Gania] më pas është kthyer dhe ai ishte me bokserica dhe ‘hard on’ [në ereksion]”, tha Linda.

E një akuzë të tillë Blero e mohoi mbrëmjen e së premtes kur kjo temë u diskutua në sy të banorëve.

revista.one/