Përplasen në Për’puthen/ Arjani Konomi i drejtohet Petros: Je gay ose s’ke…

Përplasen në Për’puthen/ Arjani Konomi i drejtohet Petros: Je gay ose s’ke…

November 30, 2022 0

Takimi i Petros dhe Irisit solli shumë polemika në studio, sidomos pas disa fragmenteve të cilat dyshohej se ata mund të ishin puthur.

Pavarësisht se dyshimet ishin të mëdha, diskutimet u ndanë në disa mendime në Për’puthen.

Opinionisti Arjan Konomi deklaroi se nëse një vajzë kërkon ta puthë Petron dhe se ai nuk e bën, mund të jetë gay ose nuk ka asnjë pëlqim për të.

Petro u mërzit shumë nga ky opinion i Konomit dhe iu drejtua me tonalitete të larta zëri, i acaruar në maksimum.

Irisi: Ti do më puthje mua, mezi e ke mbajtur veten

Arjan Konomi: Nëse një vajzë të thotë më puth dhe ti se puth ose je gay ose s’ke asnjë lloj interesi

Petro: E para, ta keni parasysh, sa fije floku keni ju në kokë unë i kam pas femra në jetë

Konkurrenti u shpreh se e bën çdo gjë sepse e ndjen, ndërsa akuzoi Irisin dhe Lean se po luajnë lojë, pasi kanë inate me njëra-tjetrën.