“Kam punuar doktoreshë në Finlandë”, tregon Xhuli, konkurrentja e DWTS që vjen nga Big Brother Kosova
September 26, 2023Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, i është futur garës së kërcimit, “Dancing With The Stars”.
Ajo është zhvendosur për pak kohë në Tiranë, ku do të kërcejë në krah të balerinit Dion Gjinika, me shpresën për t’i shkuar sa më gjatë kësaj gare.
Bukuroshja drenicase ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albanian Radio, ku ka folur rreth kësaj eksperience të re.
E pyetur nga moderatorët, ajo i ka bërë një prezantim të përgjithshëm vetës së saj dhe të arriturave deri më tani.
Në bisedë e sipër, Xhuli ka treguar edhe një anë tjetër të saj – atë që e lidh me fushën e mjekësisë, pasi dikur ka qenë studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
“Unë e kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme. Kam punuar edhe si doktoreshë në Finlandë, kam punuar edhe në investime bankare, në banka të ndryshme nëpër. Pastaj kam shkuar te biznesi i fitnesit”, tha Xhuli në Top Albanian Radio.
Bukuroshja theksoi se fama e saj u rrit veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj vitin e kaluar në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.
revista.one/