Ilir Shaqiri konfirmohet si kryetar i jurisë së “Dancing With The Stars Albania”

Ilir Shaqiri konfirmohet si kryetar i jurisë së “Dancing With The Stars Albania”

September 27, 2023 0

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri po rikthehet në ekran me një tjetër projekt. Spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars Albania” ka konfirmuar se balerini shqiptar do të jetë kryetari i jurisë. Në një postim në Instagram, faqja e DWTS Albania ka zbuluar se Shaqiri do të jetë në krye të jurisë së spektaklit.

“Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si “Buona Domenica” apo talent show i famshëm “Friends”. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në “Dancing With The Stars”. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së #DWTS”, shkruhej në postim.

Ndërkohë, së fundmi si anëtare e jurisë është konfirmuar edhe aktorja dhe ish-banorja e BBVA 2, Olta Gixhari.

Ndërsa, si konkurrent pjesëmarrës do të jenë këngëtarja Fifi, Ronaldo Sharka, Juliana Nura, Armaldo Kllogjeri, Elvis Pupa. 

revista.one/