Ronaldo mban mbi krahë njërën nga balerinat

Ronaldo mban mbi krahë njërën nga balerinat

May 5, 2023 0

Gjatë gjithë festës, Luizi përmendi disa herë Kiarën, duke i thënë asaj se e do shumë. Në një moment gjatë festës, ai iu drejtua kamerës dhe i dha një përshëndetje Kiarës.

Luizi: o Kiara o yll, o jet, o shpirt. Vdeksha unë për ty.

Teksa Ronaldo ishte shtrirë në tokë, Luizi bëri një kërcim vetëm për të. Ronaldo u rrethua nga të gjithë balerinat, madje edhe Efi kërceu për të.

Ronaldo ishte një tjetër banor që mori vëmendjen e festës, duke kërcyer me një prej balerinave.

Balerinat e “Maria Bonita Club” ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në shtëpi, për ta bërë festën e beqarisë së Luizit sa më të paharrueshme.

Ish-banorët, nxorrën Luizin në oborr dhe ai u ngjit në “skenë” për të kërcyer bashkë me balerinat.

Bashkë me Luizin edhe Kristi, por edhe ish-banorët kërcyen me balerinat e Maria Bonita Club.

Banorët u gëzuan shumë nga ardhja e balerinave dhe atmosfera ndryshoi totalisht me hyrjen e tyre.