Çfarë kanë me Dafina Zeqirin?! Sandër Gjoka dhe Elton Deda s’përmbahen ndaj këngëtares

Çfarë kanë me Dafina Zeqirin?! Sandër Gjoka dhe Elton Deda s’përmbahen ndaj këngëtares

July 22, 2023 0

Këngëtari Aleksandër Gjoka së fundmi ka kritikuar muzikën dhe këngëtarët shqiptarë, të cilët nuk këndojnë live gjatë performancave të tyre.

Në një reagim në rrjete sociale këngëtari ka ndarë një video të këngëtares Dafina Zeqiri gjatë një koncerti të sajin, duke kënduar me “playback”.

Mesa duket kjo performancë e këngëtares nuk i ka pëlqyer aspak artistin shqiptar, pasi është shprehur “Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Ec aty VIP-i”, krahas videos në këngëtares.

Ai shprehet se performanca e saj është turp, për dikë që sipas tij e quan veten “VIP”.

Mirëpo pas Aleksandrit një tjetër këngëtar nuk i ka rezervuar kritikat ndaj Dafinës.

Elton Deda teksa ndodhet me pushime, ai publikoi një video në InstaStory ku në sfond dëgjohet kënga e fundit e artistes, teksa ai tha: “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhelozia dhe dashuria.”

revista.one/