Për’puthen, Vedati ndërpret takimet me Albën, konkurrentja qan

Për’puthen, Vedati ndërpret takimet me Albën, konkurrentja qan

November 11, 2023 0

Marrëdhënia mes Albës dhe Vedatit vazhdoi me tensione dhe debate këtë të premte në “Për’puthen”.

Në studio, vazhdoi të transmetohej takimi mes dy konkurrentëve, të cilët guxuan si asnjë tjetër, duke u hedhur në det, pavarësisht temperaturave të ftohta. “Ky ishte takimi më i bukur dhe më romantik që kemi parë deri më tani”, u shpreh Neda Balluku. Por, Vedatit, asgjë tjetër nuk i bëri më shumë përshtypje, se sa veprimi i Albës në prapaskenë, ku i dha një dhuratë për ditëlindje Gertit.

Tejet i nervozuar, ai u shpreh se nuk do të ketë më takime me konkurrenten, ndërsa kjo u fundit shpërtheu në lot.

Pjesë nga debati:

Alba: Jam personi që kur sigurohem që është njeriu im, unë jap çdo gjë. S’më dridhet qerpiku. Jam bërë aq bozë, se vjen situata ngarkohet dhe më dalin lot. Nuk dua të nxjerr më lot nga sytë. Nuk dua të keqkuptohem më për një lloj naiviteti momental që unë e kam pasur. Përderisa prekem, kjo tregon që ke vlera tek unë. Që ndikohesh edhe nga të tjerët. Ti merr vendim për t’u tërhequr në momentin që je dobët emocionalisht, për mua tregon shumë pasiguri si mashkull.

Vedati: Për siguri mos më fol mua!

Alba: Ja ku je duke u tërhequr

Vedati: Sa e siguroj unë një femër, nuk del mashkull që e siguron një femër. Boll kam bagazhe për një femër. Në dorë të mbaj, nuk shkel në tokë për mua

Alba: Edhe në momentet delikate, të flak tutje.

Vedati: Mos më provoko më shumë. Ke bërë një gabim shumë të madh. Më flet për siguri, kur unë luftoj për ty.

Alba: Për çfarë je duke luftuar në këtë moment?

Vedati: Unë po luftoj kundër të gjithëve për ty, edhe ti vjen na flet për siguri?! Mos më nxirr nga vetja! Unë kam bërë vepra për ty, por paskam qenë gabim!

revista.one/