Violinisti i famshëm Alessandro Quarta jep koncert tek Opera në Tiranë

Violinisti i famshëm Alessandro Quarta jep koncert tek Opera në Tiranë

October 14, 2022 0

Teatri i Operas, hap dyert e mirëpret artistin italian Alessandro Quarta. Solist e dirigjent, multiinstrumentisti nga shteti fqinjë dhuron skenës së “Operas” së bashku me Orkestrën Simfonike, spektakël e magji në harmonizimin e “Tangos dhe Rock and Roll”. Violina është më i shtrenjti instrument për të, ndërsa barrierat e zhanërve i ka tejkaluar. Muzikë klasike, xhaz, blues, në çdo koncert të Quartas, ka për të gjitha shijet.

I sjellë në Shqipëri nga “Opera” në bashkëpunim me Institutin Italian, Quarta vjen me një background të pasur, në bashkëpunime me artistë si Lucio Dalla, Liza Minelli, Jovanotti, Celine Dion  etj. Albumin e tij të parë “One more time” e publikoi 12 vite më parë, ndërsa shënoi një sukses të madh me diskun e dytë “Charlot”, ku shënoi një sukses të madh.  Ndërsa një nga kulminacionet e tij artistike është edhe kënga “Dorian Grey” e kompozuar prej tij.

Quarta mban një sërë vlerësimesh. CNN në 2013-tën e etiketon si “Gjeni muzikor”, ndërsa në 2019-ën ka qenë i ftuar në mbrëmjen e dueteve me një nga tri djemtë e “Il Volo”, me këngën “Musica che Resta”. Po ashtu ai ka qenë i ftuar special i Rait për disa mbrëmje performancë live, ku ka interpretuar para mijëra spektatorësh.

revista.one/