Aludimet për video intime me Ervis Martinajn, Luana Vjollca reagon sërish
October 2, 2023Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve se një video e saj intime po qarkullon në rrjetet sociale.
Luana Vjollca u shpreh se kjo botë do të ishte më e bukur nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje.
“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha prezantuesja televizive në hyrje të emisionit të saj “Love Island”.
Moderatorja dy ditë më parë hodhi poshtë pretendimet për videon intime në një postim në InstaStory, ku shkruante se është “e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze“.
“S‘kam tatuazh“, shkroi Luana Vjollca krahas një foto të saj ku tregonte pjesën e dekoltesë.
Ndërsa shkroi: “E turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t‘ia dalë, rrugën e punës.“
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të shoëbizit shqiptar.
Videoja intime besohet se është marrë nga telefoni i çkoduar i Ervis Martinaj, i cili figuron prej muajsh i zhdukur.
Karamuço deklaroi se njëra prej tyre është shumë e njohur, ndërkohë që celulari i personit në fjalë ka edhe indicie të tjera për përfshirje në korrupsion të zyrtarëve.
Sipas Karamuços, nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të shoëbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.
Deklarata e Karamuços:
Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të shoëbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai. Ne presim hetime nga ky celular dhe na del kjo video. Janë dy vajza nga shoëbizi, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista. Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri.
revista.one/