Hyrja e Xhesikës në “Love Island”, Xhoana: “Ti dhe Denisi s’jeni ndarë, po bëni lojë”

Hyrja e Xhesikës në “Love Island”, Xhoana: “Ti dhe Denisi s’jeni ndarë, po bëni lojë”

September 28, 2023 0

Pas hyrjes së Xhesikës në “Love Island”, zbulohet se konkurrentja ka qenë ish-e dashura e Denisit. Kjo ka sjellë përplasje dhe akuza mes vajzave.

Sot, teksa flisnin mes tyre, Xhoana ka ngritur dyshimet e saj në lidhje me marrëdhënien e Denisit dhe Xhesikës, duke u shprehur se mendon që ata nuk janë ndarë, por thjesht po bëjnë lojë. Jo vetëm kaq, por sipas Xhoanës, Denisi po përdor edhe Sofielën për lojën e tij.

“Më vjen keq për Sofielën pasi Denisi e përdori për lojë. Xhesika më fal që po ta them hapur, por mendoj që ju të dy po bëni lojë dhe nuk i keni dhënë fund marrëdhënies që keni patur.”- tha Xhoana, duke shkaktuar edhe debat mes vajzave. 

revista.one/