“Love Island”, Denisi ndahet me Xhesikën, vajzat nxjerrin jashtë Emiljanon

“Love Island”, Denisi ndahet me Xhesikën, vajzat nxjerrin jashtë Emiljanon

October 7, 2023 0

Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen në episodin e djeshëm të “Love Island Albania’ ka qenë diskutimi mes Xhesikës dhe Denisit, të cilët në fakt që prej bërjes bashkë në vilën e dashurisë, kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, nisur edhe nga historia jashtë programit. 

Kështu, në disktuimin, që më pas u kthye edhe në debat, Xhesika i kërkoi “partnerit” e saj një përgjigje të sinqetë në lidhje me zgjedhjen e tij të bërë disa kohë më parë, ndërsa sipas saj kërkon të kuptojë nëse Denisi po luan me të për hir të formatit, apo mendon se ka dicka të vërtetë mes tyre. 

E në fakt, përgjigja e Denisit duket se ka “shokuar” partneren e tij, e cila ka vendosur ta ndërpresë marrëdhënien e tyre, ndërsa arsyeja e këtij vendimi është pasi ishullori pranoi se nëse Sofila pak javë më parë nuk do kishte zgjedhur Eraton për të krijuar një cift, ai vetë do ta kishte zgjedhur për të vazhduar rrugëtimin. 

Pjesë nga biseda e tensionuar: 

“Xhesika:Dua të më tregosh se në qoftë se Sofiela nuk do të ishte bërë çift me Eraton, kë do të zgjidhje ti? Dua të më qartësosh që nuk po më përdor për lojë dhe të më thuash se vërtet do të rrish me mua dhe më do mua.

Denisi:Nëse Sofiela nuk do të bëhej çift me Eraton, do të zgjidhja Sofielën për të vazhduar rrugëtimin këtu. Çfarë ke nuk të pëlqen? Atë do të zgjidhja…

Xhesika:Jam tepër e kënaqur që atë puthje që të dhashë ta vlerësova me zero, kjo më vërteton mua që ti je duke luajtur dhe s’ke pse më kërkon llogari për asnjë këtu brenda. Nuk dua të flas më me ty.”

Tani vila është në pritje të “bombshell”-it të ri. 

Episodi i djeshëm i “Love Island Albania”, përvec “dramave” mes cifteve, pati edhe një zhvillim të papritur, teksa vajzave të vilës së dashurisë ju dha një detyrë e rëndësishme. Kështu, ato duhet të merrnin një vendim, me kërkesë të produksionit, për të larguar një nga konkurrentët djem, pasi një “bombshell” i ri do të futet në program. 

Në mesazh e ardhur thuhej: “Vajza mund të zgjidhni djalin që nuk mund të bëheni çift dhe ai duhet të largohet menjëherë nga vila.”

Në mënyrë unanime, vajzat vendosën për të larguar Emiljanon, i cili në fakt sapo kishte hyrë në vilë dhe pas tani largimit të tij një ‘bombshel’ i ri do të futet në vilë.

Xhoana ishte ajo që i komunikoi vendimin djemëve, duke i thënë: ”Djali që duhet të dalë menjëherë nga vila është Emiljano”.

Arlindi merr vendimi “drastik” në lidhje me Xhoanën

Episodi i sotëm ditor i “Love Island Albania” vazhdoi aty ku u ndërpre dje sa i takon Arlindit dhe Xhoanës, të cilët duken gjithnjë e më shumë larg njëri-tjetrit. Kështu, nisur nga diskutimet e bëra në vilë, por edhe nga deklaratat e ishullores gjatë Prime-t, që nuk ka hezituar të përmendës ish-partnerët, Arlindi ka vendosur të reagojë. 

Fillimisht ai ka hequr të gjitha fotot që ka në telefon me të, ndërsa nga ana tjetër është përballur me Xhoanën, e cila ndër të tjera përshëndeti edhe ish-vjehrrën nga programi, duke qenë se sipas saj, ka një marrëdhënie mjaft të afërt me të. Kjo gjë Arlindit nuk i ka pëlqyer, edhe pse Xhoana këmbëngul se kjo është e kaluara dhe e tashmja e saj dhe ai duhet ta pranojë, ndërsa tha në lidhje me “partnerin” në program: 

“I ngeli hatri sepse unë i thashë që ish-vjehrrën e kam si shoqe dhe në qoftë se ai nuk e pranon të kaluarën time, unë nuk kamë çe dua. Mos fol ti për këtë, mos fol ti për atë pa lidhje.”

Ndërkohë Arlindi në kuzhinë, në sy të ishullorëve të tjerë, pas debatit që pati me “partneren” u shpreh se:“Xhoana u dogj sot. Nuk kemi më shpresa të dy.”

revista.one/