Policia greke ndalon Gold AG, anulohet koncerti 

Policia greke ndalon Gold AG, anulohet koncerti 

October 16, 2023 0

Gold Ag ka bërë me dije se është arrestuar ditën e djeshme në Greqi. Sipas tij është ndaluar nga policia greke teksa po kontrollonin pasaportat dhe është mbajtur gjithë natën aty deri sot.

“Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend“, tha ai.

‘Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR.

revista.one/