Serxho harxhon 1 milion lekë me Saiden! Aureli e ngacmon: Do të biesh në sy

Serxho harxhon 1 milion lekë me Saiden! Aureli e ngacmon: Do të biesh në sy

October 20, 2023 0

Pas një jave të mbushur me akuza, përplasje, ofendime e deri në lot mes konkurrentëve të Për’puthen, më në fund kemi arritur të shijojmë disa momente romantike. Por kush ishte çifti që na fali emocion, duke kthyer edhe njëherë faqen tek flirtet dhe dashuria do të thoni ju?! Saide dhe Serxho. Dhe jo një takim dosido.

Produksioni zbuloi se në tentativë për t’i “rrëmbyer” Saiden Robertit, Serxho ka organizuar një takim romantik që i kushtoi 1 milion lekë.

Kastro Zizo: Deri te darka kanë qenë nja 200 euro, plus minus.

Serxho: 500.

Kastro Zizo: 500? Po jo mo, unë nuk pash aty që të hante karkalecat.

Serxho: Mirë, e lemë njëherë tek dyqindëshja jote, shikojmë pjesën tjetër të takimit, i fusim edhe një dyqindshe tjetër, edhe 200 të tjera më vonë.

Megi: Më fal, se më thonë nga regjia 1 milionë lekë.

Serxho: Po, 1 milionë lekë.

Luksi ‘i tepruar’ dhe sytë e Saides që rrezatonin nga ‘trajtimi priceshëror’ i Serxhos, nuk janë pritur mirë nga Aureli, i cili ka nisur ngacmimet.

Serxho: O Saide, o kukull… Po s’ke pse me iu përgjigj fare këtij mi.

Aureli: Ti po tenton të biesh në sy. Ti pëlqimet këshu me të ngacmuar i ke.

Saide: I kam unë pëlqimet me të ngacmuar? Ku e ke parë ti, unë i kam pëlqimet ashtu sikurse e ndjej.

Aureli: Po më ke thënë edhe mua që me ty më pëlqen të gricem sepse edhe lidhjet e mija kështu i vazhdojë me gricje.

Saide: Po s’ka lidhje.