A do ta çojë Jora Elvis Pupën e Big Brother në finalen e “Dancing With The Stars”

A do ta çojë Jora Elvis Pupën e Big Brother në finalen e “Dancing With The Stars”

September 25, 2023 0

Elvis Pupa, aktori shumë i dashur për publikut i është bashkuar ekipit të spektaklit të kërcimit Dancing With the Stars që nis së shpejti në ekranin e Top Channel.

Aktori Elvis Pupa do të shfaqet në një tjetër profil në DWTS, ku i jepet mundësia të tregojë në pistën e kërcimit aftësitë e tij, sepse ato në aktrim dhe këndim publiku ia njeh dhe i do shumë.

Balerina që do të jetë në krah të tij është Jora. Kujtojmë që sezonin e kaluar Jora ka qenë partnerja e këngëtarit, Ardit Çunit dhe të dy arritën ta preknin finalen.

A do të ketë të njëjtin fat edhe aktori Elvis Pupa? Mbetet për t’u parë.

revista.one/