“23 deri në 25 vjeçe”/ Këngëtari Blero vendos rregullin Leonardo DiCaprio, pas ndarjes nga Afrona Dika

“23 deri në 25 vjeçe”/ Këngëtari Blero vendos rregullin Leonardo DiCaprio, pas ndarjes nga Afrona Dika

September 6, 2022 0

Pas ndarjes nga Afrona Dika, Blero Muharremi duket se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos dalë me femra mbi 25-vjeç.

Këngëtari ka ‘goditur’ përsëri me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruan Blero, i cili vitesh ishte në një romancë me Afrona Dikën. Kjo e fundit pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.

Disa ditë më parë ai publikoi një foto të tij në Instastory krahas së cilës shkruan: ‘Nuk ka njerëz më të hidhur se ato që bëhen të ëmbël vetëm për interes.’ Një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte edhe kënga që këngëtari kishte vendosur në story. Bëhet fjalë për ‘Go fuck Yourself’ të Two Feet.

Nga ana tjetër, kujtojmë se aktori Leonardo DiCaprio i dha fund lidhjes 4-vjeçare me partneren e tij Camila Morrone, pasi ajo mbushi 25 vjeç.