27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, Eva Buzo mesazh nga spitali: Jam mirë, notova gjatë

27 orë not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës, Eva Buzo mesazh nga spitali: Jam mirë, notova gjatë

June 23, 2023 0

Eva Buzo pasi është qetësuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë.

Notarja shqiptare e cila ndërpreu misionin e saj pas 27 orësh not, thotë se ndihet mirë dhe është e shëndetshme.

Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”-thotë Eva.

Eva Buzo nuk është e vetmja! 

Eva Buzo nuk është e para që ka marrë përsipër sfidën për të përshkruan me not vijën detare nga Italia në Shqipëri.

Notari i famshëm italian, me të njëjtin profesion si Eva, Paolo Pinto ishte personi që tentoi të realizonte kalimin nga Brindizi në Vlorë me not, por nuk ia doli të përfundonte misionin e tij.

Ai tentoi kalimin në qershor të vitit 1985, ngjarje e cila u cilësua si historike pasi duke llogaritur distancën prej 73 kilomentrash, askush nuk e merrte me mend se mund të kalohej me not.

Ishte ora 10:00 e 27 qershorit të vitit 1985, kur Paolo Pinto nisi rrugëtimin e tij, i shoqëruar nga një grup mjekësh dhe notarësh.  Gjithçka shkoi mirë deri në orët e para pas mesnate, kur ai filloi të shfaqte problemet e para, pasi kishte bërë rreth gjysmën e rrugës.

Kushtet atmosferike asokohe nuk ishin në favor të tij, pasi era e fortë e pengoi atë për notimin. Madje, 20 minuta varka shoqëruese u shkëput nga ai dhe në këto kushte, u vendos që të ndërpritej misioni pas 20 orësh not në orën 5 të mëngjesit.

Paolo Pinto, i diplomuar në drejtësi, ishte nga Pulia dhe jetonte në Bari. 47 vjeç asokohe kur mori përsipër sfidën, ai ishte me fizik sportiv, i gjatë 1.79 m dhe kishte ushtruar basketboll. Më vonë iu dedikua notit. Kjo disipline sportive, e shtyu në vitet ‘7o-të tq ndryshonte garimin dhe t’u kushtohej kalimeve te distancave të gjata me not. Nga ato më të famshmet, është dy herë ajo e La Manshit (33 km – 11 orë) në shtatorin e vitit 1979, ajo Kastro Marina-Fanos, Greqi, (91 km në 41 orë) dhe Korsika-Elbe (71 km për 30 orësh notim).

Sot, 38 vite pas Paolo Pintos, Eva Buzo, avokate me profesion mori përsipër misionin historik, duke u nisur nga Otranto për në Vlorë me not. Si Pinto, as Eva Buzo nuk arriti të përfundonte sfidën, duke u dorëzuar për shkaqe shëndetësore pas 27 orësh not. E nisur me not të enjten në mëngjes, avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare.

revista.one/