Luiz Ejlli puthet me Olta Gixharin në filmin e ri

Luiz Ejlli puthet me Olta Gixharin në filmin e ri

September 25, 2023 0

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë, me protagonistë dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor.

Eshtë publikuar ndërkohë trailerin i këtij filmi dhe një foto nga video po bën xhiron e rrjetit. Është momenti ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë një puthje skenike me njëri-tjetrin.

Në film bëhet fjalë për një çifti të martuar (luajtur nga Luizi dhe Olta) prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

revista.one/