Kozaku martohet live për së dyti, rrëfimi në intervistën me Erjola Doçin
September 25, 2023Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak ka dalë në një intervistë në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale.
Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka kesh.
Erjola Doçi: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht?
Kozak: Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm kesh. Kam nja 800 mijë euro.
Ronaldo Sharka: Hajde e lëmë këtë emision, ikim bëjmë live në TikTok.
Kozak: Ka shumë njerëz që thonë që gënjej dhe dua t’ja shpjegoj. Njerëzit që merren me live e dinë se sa lekë fitoj. Unë kam tre vite që marr nga 7 mijë euro në javë. Llogariteni vetë se sa lekë shkon për tre vite.
Si një njeri familjar dhe më këmbë në tokë, ku shprehet se bashkëshortja e tij e ka ndryshuar atë 100%. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë dhe djali i tyre Denar i cili është katër muajsh.
Kozak është surprizuar me një videomesazh nga nëna e tij Behija, e cila ka treguar shumë përmbledhur jetën e Kozakut, që kur ai ishte i vogël.
Sipas saj, meraku filloi të shtohej gjithnjë e më shumë kur ai u rrit dhe filloi të merrte famë. Madje shpesh sëmurej dhe pinte ilaçe, pasi vonohej natën dhe nuk dinte se çfarë bënte. Behija tregon se i biri e ngushëllonte duke i thënë që mos mërzitej e mos bëhej merak, se edhe nëse do futej në burg, “burgu për burrat është”.
“Kisha merak për Kozakun, kur ikte, thosha obobo djali, djali. Vinte më ngushëllonte mua, më thoshte mos u mërzit se unë çun jam. Edhe po bëra burg, burgu për burra është. Unë sëmuresha, pija ilaçe. Vinte gjithmonë dhe më thoshte mos u mërzit, nuk kam gjë. Më në fund i erdhi dita që u martua, më solli një vajzë në shtëpi, ia ndryshoi jetën. I bëri një mirësi të madhe sepse e mblodhi, djali ka nevojë për një partnere të mirë, për të rritur një fëmijë. Ajo e mblodhi Kozakun, e rregulloi shtëpinë, më kënaqi”, shprehet nëna e Kozakut.
Pas videomesazhit të nënës së tij, Kozak dhe Denisa martohen për së dyti live, vetëm për rubrikën “Mos i bjer me top”, ku çifti është betuar se do e duan njëri-tjetrin deri në vdekje.
revista.one/