Foto të reja të aktorëve në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Foto të reja të aktorëve në filmin “Në kuadër të dashurisë”

July 21, 2023 0

Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”.

Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.

Nga një skenë e shkëputur nga sheshxhirimi vijnë foto ekskluzive të kastit të aktorëve, të cilët janë shfaqur shumë profesionist në realizimin e duhur të kësaj pjese mjaft të rëndësishme të filmit.