Kiara Tito, protagoniste në videoklipin e Luiz Ejllit

 Kiara Tito, protagoniste në videoklipin e Luiz Ejllit

July 27, 2023 0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme.

Projekti i ri mban titullin “Dedikim” që është një tjetër dedikimi për partneren e tij, Kiara Tito, e cila është gjithashtu protagoniste në videoklip.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Petro Xhori, me miksim dhe master nga Xhumill, që ka bërë edhe aranzhmanin.

Ndërkohë, videoklipi u finalizua nga SynopsisAds, me regji të Xhulian Shabani.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.

revista.one/