“Lotët nuk të lënë të dorëzohesh”/ DJ Gimbo rrëfen vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes në karrierë

“Lotët nuk të lënë të dorëzohesh”/ DJ Gimbo rrëfen vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes në karrierë

November 28, 2026 0

DJ Gimbo u dhuroi vajzave trëndafila, duke zgjedhur një të kuq për Selinën dhe të bardhë për pjesën tjetër të panelit “Goca dhe Gra” .

Gjatë bisedës, ai foli për traditat shqiptare, lidhjen me atdheun dhe jetën e tij personale. Një nga momentet më pikante ishte diskutimi për martesën mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Orinda Huta: Plisin ta vuri Selini apo mami?

DJ Gimbo: Mëmëdheu. Kjo shkon, tradita deri vonë edhe është akoma e Kosovës, punohet akoma, na karakterizon dhe na identifikon si shqiptarë.

Ori Nebiaj: Ore, po na i marrin edhe nëpër botë. E kemi të bukur.

DJ Gimbo: Është trend.

Orinda Huta: Kur ke qenë fëmijë, ke shkruar ndonjëherë letër se çfarë ishte mëmëdheu?

DJ Gimbo: Nga mësuesja, po. E kam dashur atdheun që kur kam qenë i vogël, edhe pse ndoshta nuk e kam ditur rëndësinë e tij, ose nuk e kam ditur se çfarë është tamam. Por jam rritur me një frymë, me një traditë që duhet me dashtë vendin tënd, me dashtë atdheun. Normalisht, kam pasur disa mendime më ndryshe dhe sot e shoh më ndryshe.

Ori Nebiaj: Po sot je dhe i dashuruar.

DJ Gimbo: Patjetër, ishalla krejt dashurohen si unë.

Ori Nebiaj: Kemi një traditë që, kur fejohesh, e tërheqin beqarin nga hunda. Për 28 Nëntor, a do të të vinte për mbarë të bëje ndonjë këngë që mund t’i dedikohet festës si miksim?

DJ Gimbo: E kam këngën për 28 Nëntor të gatshme. Ai projekt është bërë para katër vitesh. Kurrë nuk e kam pasur besimin me e nxjerrë, por sot e ka vakti.

Ori Nebiaj: Njëri na vjen nga Kosova, njëra nga Shqipëria, me origjinë çame. Si ndiheni ju që bashkuat trojet shqiptare?

DJ Gimbo: Ne gjithmonë kemi qenë një, kufijtë janë vetëm ndarje gjeografike, askush s’mundet të na ndajë. Më ndryshe është për djemtë e Kosovës me u martu në Shqipëri, sepse nusja duhet të shkojë te burri, duhet të martohet e të rrijë në shtëpi tek ai. Unë kam ardhur dhe jam martuar në Shqipëri.

Orinda Huta: Si jabanxhi themi ne këtej.

DJ Gimbo: Edhe nuk është asgjë keq, është shumë nice, edhe i këshilloj të gjithë. Martohuni në Shqipëri se ka bereqet këtu.

(Të gjithë qeshin)

DJ Gimbo ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij profesional, duke treguar se, pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare dhe përkrahjes së pakët morale, nuk është dorëzuar asnjëherë.

I pyetur nga moderatorja Orinda Huta se çfarë i ka dhënë forcë për të vazhduar përpara, Gimbo është përgjigjur se pikërisht lotët dhe vështirësitë e kanë bërë më të fortë.

Artisti ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre, ndërsa ka treguar se momenti kur kuptoi se ia kishte dalë ishte kur pa nënën e tij të lumtur dhe krenare për arritjet e tij.

Pjesë nga intervista:

DJ Gimbo: Ka qenë shumë e vështirë, sepse përpos përkrahjes financiare, që nuk e kam pasur kurrë prej dikujt, e kam pasur edhe përkrahjen morale shumë të pakët dhe nuk jam dorëzuar kurrë.

Orinda Huta: Çfarë të ka bërë të mos dorëzohesh?

DJ Gimbo: Lotët. Lotët nuk të lënë me u dorëzu. Lotët e bëjnë njeriun më të fortë. Nuk ka sukses pa vuajtur, nuk ka sukses pa hequr, themi ne. S’mundesh ti me qenë lart pa e ditur se çfarë është poshtë. E vlerësoj shumë dikë që mundohet për karrierën dhe të ardhmen e vet. U bëj thirrje krejt të rinjve që e kanë një ëndërr: Kurrë mos u ndalni prej kurrkujt, realizoni qëllimin tuaj, gjithçkaje ia dilni.

Orinda Huta: Kur ka qenë ai moment që ti e kuptove se po ia dilje?

DJ Gimbo: Kur e pashë nënën time që po qeshte. E pashë që ajo ishte krenare me çfarë bëja unë. Aty e pashë që ia kisha arritur.

Data 5 duket se rezervon një surprizë për DJ Gimbon dhe Selinën. Gimbo ka zbuluar se çifti po planifikon diçka të veçantë që lidhet me këtë datë, duke preferuar të mos tregojë më shumë detaje.

Gjatë bisedës , ai ka treguar se numri 5 lidhet me disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre, nga martesa brenda shtëpisë së Big Brother VIP deri te banesa dhe projektet muzikore.

Pjesë nga biseda në studio:

Ori Nebiaj: Çfarë është data 5?

Orinda Huta: Ajo thotë do të martohem në datën 5, po në cilin muaj?

DJ Gimbo: Edhe në cilin vit. Ka diçka me datën 5, që unë dhe Selina… Nuk jua kallëzojmë. E mbajmë të fshehtë edhe pak, ama data 5 ka me qenë shumë e mirë. Ajo ka fituar BBV5, e kemi banesën në katin e pestë, kënga dje është publikuar më datë 5. Unë datën 5 e kam të gjithën të zënë.

Selina: Në datën 5 jemi martuar në Big Brother.

Megjithatë, se çfarë kanë planifikuar konkretisht Gimbo dhe Selina për datën 5, çifti ka zgjedhur ta mbajë ende sekret.

revista.one/