“5,000 euroshi i Luizit”, Ronaldo Sharka: Jam kurioz, nëse më premtoi seriozisht

“5,000 euroshi i Luizit”, Ronaldo Sharka: Jam kurioz, nëse më premtoi seriozisht

July 17, 2023 0

Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha biseda që zhvilloi Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”.

I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës.

Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro. Është një nga pyetjet më të mëdha që më bëjnë “t’i dha Luizi 5 mijë eurot?”.

Jori Delli: Ti ka dhënë me tag-et dhe komentet që të ka bërë.

Ronaldo Sharka: Jo, jo nuk i ka konvertuar. Nuk i ka dhënë se nuk i ka marrë akoma mesa di unë, s’ka përfunduar procedura e 100 mijë euroshit.

Jori Delli: Pse ti po i pret domethënë?

Ronaldo Sharka: Unë vdiqa.

Keisi Medini: Premtimet kur jepen duhet të mbahen them unë.

Jori Delli: Duket se ajo ishte në kuadër të lojës.

Ronaldo Sharka: Edhe kjo në kuadër të lojës?

Keisi Medini: Po ti e ke takuar, e ke diskutuar, për premtimin që të ka bërë?

Ronaldo Sharka: Rastësisht tek Top Channel, aty është përditë dhe jemi takuar shpesh, po nuk e kam pyetyur dot për lekët.

Jori Delli: Seriozisht e ke që mendon që ishte muhabet serioz?

Ronaldo Sharka: Po ti si mendon e kishte seriozisht Luizi?

Jori Delli: Jo.

Ronaldo Sharka: Unë jam shumë kurioz a e ka patur seriozisht apo me shaka, por nuk e di.

Jori Delli mendon se ky premtim i bërë nga Luizi ka qenë vetëm në kuadër të lojës dhe nuk mendon se ai do ia japë vërtet këto lekë Ronaldos. Edhe pse mendon se Luizi nuk e ka patur seriozisht kur e ka bërë këtë premtim, ajo ka dëshirë që këto lekë t’i marrë Ronaldo sepse do i japë për bamirësi.