Qyteti Orikum rrethohet nga zjarret, rrezikojnë të digjen shtëpitë

Qyteti Orikum rrethohet nga zjarret, rrezikojnë të digjen shtëpitë

July 31, 2021 0

Këto janë pamjet e zjarrit në afërsi të Orikumit. Gjerdanët e zjarrit dhe tymi po ecin dhe duket se do ndalen vetëm pasi të arrijnë në bregun e detit. Banorët janë të shqetësuar.

Situata katastrofike nga zjarret nuk është parë ndonjëherë në qytetin turistik të Orikumit, i cili gjendet i rrethuar nga tre zjarre, në karaburun, në Tragjas dhe Radhimë.

Sot në mëngjes, banorët dhe turistët nuk mbusheshin dot me frymë, pasi tymi kishte mbuluar qytetin. Më në fund pas një jave, kur zjarri ka arritur vetëm disa metra larg shtëpive, ka mbërritur një helikopter i ushtrisë i cili po ndihmon në ndërprerjen e flakëve që zbresin nga kodra fare pranë shtëpive. Të rrezikuara janë edhe linja e energjisë elektrike që furnizojnë zonën e bregdetit.   

Për të mbajtur nën kontroll flakët ushtarët përdorin vetëm lopata dhe degë pemësh.

Për shkak se zona është pa rrugë dhe në lartësi, mjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë aty dhe nuk ka asnjë mjet tjetër për të fikur flakët.

Vetëm kur zjarri mbërrin pranë rrugës apo zonave të banuara ndërhyjnë zjarrëfikësit.

Zjarret që kanë rënë në gjithë zonën janë të qëllimshme dhe më së shumti janë vendosur nga barinjtë që ripërtërijnë kullotat e bagëtive.

revista.one/