(VIDEO) Pasi ra zjarr, Kejvina shpërthen në lot në Bodrum, një këngëtare serbe e filmon me gjithë të dashurin

(VIDEO) Pasi ra zjarr, Kejvina shpërthen në lot në Bodrum, një këngëtare serbe e filmon me gjithë të dashurin

July 31, 2021 0

Këngëtarja serbe, Jelena ka rastisur të jetë në të njëjtën kohë dhe vend me Kejvina Kthellës për pushime.

Të dyja ishin nisur për pushime luksoze në Bodrum të Turqisë. Por gjithçka shkoi keq për shkak të situatës së jashtëzakonshme në këtë zonë turistike.

Kështu pushimet e Kejvina Kthellës në Bodrum të Turqisë kanë shkuar si mos më keq. Modelja ka përjetuar nga afër situatën e vështirë me zjarrin që ka kapluar vendin. Pushuesit janë detyruar të evakuohen dhe pjesë e tyre ishte edhe Kejvina e shoqëruar nga i dashuri. Kejvina ka rastistur në të njëjtin vend me këngëtaren serb, Jelena Karleusa.

Kjo e fundit ka bërë video duke u treguar fansave situatën dhe në një moment ka filmuar edhe Kejvinën me partnerin. Në videon e publikuar nga “Prive”, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetësuar, teksa partneri mundohet ta qetësojë.

Kjo është hera e parë që shohim portretin e partnerit të modeles, e cila pak kohë më parë publikoi foto me të, por duke ia fshehur fytyrën.

revista.one/