Befasojnë analizat, akullore me baktere dhe stafilokok në 5 lokalet e njohura në Tiranë (emrat)
August 3, 2021Gjatë stinës së verës një nga produktet ushqimore që konsumohet më shumë është akullorja. Ky produkt gjen konsum nga të gjitha grupmoshat, duke nisur qëna fëmijët e deri tek të rriturit. Për shkak të lëndës ndihmese pra qumështit por edhe vezëve në shumë raste, ky produkt është ushqim tepër delikat pasi kontaminohet lehtë nga bakteret.
Kur akullorja shkrin dhe ngrin, në të krijohen bakteret patogjene. Kjo gjë mund të kuptohet përmes disa kristaleve të akullta, të cilat ndjehen teksa e shijon, ose vihen re në sipërfaqen e saj. Mungesa e kushteve të higjenës bën që akullorja të jetë vendbanimi ideal për bakteret. Për të shkatërruar mikroorgaizmat patogjene qumështi që përdoret nga prodhuesit e akullores duhet të jetë i kontrolluar dhe i trajtuar termikisht në nxehtësinë e duhur. Ndërkaq institucionet nuk marin masa të paradalojnë prodhimin, si dhe tregtimin e akullorëve të kontaminuara. Ato shiten kudo, në biznese që tregtojnë vetëm këtë lloj produkti, në pasticeri si dhe në furrat e bukës. Blerësit për shumë arsye nuk kanë mundësi qëta dinë se çfarë ka brënda akullorja.
Prodhuesit e akullores, sipas rezultatit të analizave, duket se nuk respektojnë kushtet e higjënës dhe as trajtimin termik, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e konsumatorëve. Nëse akullorja përgatitet me qumësht të freskët, shumica e fermave të gjedhëve janë të paregjistruara e për pasojë qumështi nuk i është nënshtruar asnjë lloji testimi laboratorik. Bujqësia informale në Shqipëri vë në rrezik jetën e qytetarit. Dy vite më parë, kreu i qeverisë Edi Rama vendosi të përforcojë masat ligjore për “Sigurinë Ushqimore”, ky ndryshim deri më tani nuk ka rritur cilësinë e produkteve.
Për të faktuar abuzimin dhe riskun e lartë më të cilin ndeshen konsumatori, duhet thënë qëanalizat laboratorike janë shumë të rëndësishme. Konsumi i akullores të “freskët” që shitet në banaqet frigoriferike të kryeqytetit mbart rrezik të shtuar pasi futja dhe nxjerrja nga frigoriferi në mesin e temperaturave të larta bën që krijohen baktere.
Akullore me fekale
Infeksionisti Pëllumb Pipero tha se, gjatë përgatitjes së akullores qumështi pluhur, por edhe ai lëngshëm shtohet me ujë të ndotur. “Prezenca e këtyre baktereve në akullore dëshmon që produktet më të cilat prodhohen ato vëçojmë këtu qumështin, janë të ndotura. Staphyloccocus coagulase dhe entorebakteret kryesisht trasmetonhen përmes ndotjes së ushqimeve, duart e papastra, përzierja e qumështit me ujë i cili ështëi ndotur. Janë mikroorganizma që trasmetohen kryesisht në rrugë fekal-orale”, theksoi Pipero. Akulloret e kontaminuara kanë shtuar numrin e pacietëve në pavionin e toksikolgjisë dhe infektivit pranë Qendres Spitalore “Nënë Tereza”. Toksikologia Suela Xhufi thotë, se ushqimi i ngarkuar me Staphyloccocus coagulase nuk vjen erë të prishur, për këtë arsye ai konsumohet.
“Staphylococcus është kontaminuesi më i shpeshtë, i cili ndodhet në lëkurën tonë dhe hundë nëmasën e 25% të popullsisë, zakonisht nuk duhet të shkaktojë dëm, por në momentin që ai kontominon ushqimin shumohet dhe fillon e prodhon toksinën e cila shkakton shenjat klinike që ne i hasim shpesh gjatë një helmiminalimemtar”, përfundoi Dr. Suela Xhufi.
Interpretimi i analizave
Qendra ALERT investigoi formën e tregtimit të akullores. Në mënyrë rastësore gazetarët e Qendres ALERT blenë 5 akullore në pika të ndryshme të Tiranës. Në bashkëpunim me laboratorin e akredituar “ Noval” gazetarët dhe biologet e laboratorit bën blerjen dhe trasportin në kupshte optimale frigoriferike të akulloreve pranë laboratorit. Kërkuam të analzoheshin nëse në akulloret e freskëta kemi prezencën e Staphyloccocus coagulase dhe të entorobaktereve.
Eksperti që interpretoi rezultatin e analizave pohoi se, të 5 mostrat e akulloreve kanë rezultuar me ngarkesë të lartë bakteriale. Normat e kontaminit janë dhjetë fish më të larta, nëse i referohemi urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Eksperti i sigurisë ushqimore, Prof.Kapllan Sulaj, njëherësh dhe Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, akulloret e analizuara i cilëson të pakonsumueshme.
Kampioni Nr. 1, Akullore “Laguna”
Staphyloccocus cuagulase positiv: Ky kampion akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin “Noval”. Sipas të dhënave të raportit të provës, kjo analizë tregon ngarkesën për këtë tregues në vlerën 200 CFU/g. Mostra e akullores paraqet probleme të ngarkesës së stafilokokëve kuagulazë pozitiv, sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2)
Numri i Enterobaktereve: Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve që sipas raportit të analizës rezulton 300CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Kampioni Nr. 2, Akullore “Behari”
Staphyloccocus cuagulase positiv: Edhe kjo mostër akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval Diagnostic. Rezultatet e analizës tregojnë ngarkesën me këtë patogjen në vlerën 10.000CFU/g. Sipas rezultateve të analizës kjo mostër parqet probleme të ngrkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Numri i Enterobaktereve: Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve qe sipas raportit të analizës rezulton 260CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Kampioni Nr.3, Akullore përballë Ministrisë së Drejtësisë (Pa emër dhe pa kupon tatimor)
Staphyloccocus cuagulase positiv: Pas analizës së kryer mbi këtë mostër tregohet se stafilolkokëve kuagulazë pozitive janë gjetur në vlerën 3600 CFU/g. Kjo vlerë e rritur parqet probleme të ngrkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv sepse vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Numri i Enterobaktereve: Numri i enterobaktereve sipas raportit të analizës rezulton 760CFU/g. Duke e krahasuar këtë vlerë me limitet mikrobiologjikr tregohet se ka ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 465 datë, 23.12. 2016, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Kampioni Nr. 4, Akullore “Mango”
Staphyloccocus cuagulase positiv: Ky kampion akullore është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval Diagnostic. Raportet e provës së kryer tregojnë ngarkesën me këtë patogjen në vlerën 4800CFU/g. Sipas këtij rezultati kjo mostër parqet probleme të ngrkesës së shtuar të stafilokokëve kuagulazë pozitiv më të lartë se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Numri i Enterobaktereve: Kjo mostër është analizuar edhe për numrin e enterobaktreve qe sipas raportit të analizës rezulton 19000CFU/g. Vlerë e raportuar tregon për ndonjë ndotje mikrobike të enterbaktereve më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Kampioni Nr. 5, Akullore “Kadeli”
Staphyloccocus cuagulase positiv: Mostra e kampionuar në kushte të rujatjes është analizuar për numrin e stafilolkokëve kuagulazë pozitive pranë Laboratorin Noval. Vlerat e raportuara nga analiza e kryer tregon ngarkesën stafilokokë kuagulazë pozitiv në vlerën 22.000CFU/g. Kjo vlerë e gjetur tregon se ngarkesë të madhe të stafilokokëve kuagulazë pozitiv. Vlera e raportuar është më e madhe se limiti i përcaktuar për këtë tregues në Urdhërin Nr. 465 datë, 23.12. 2016 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Numri i Enterobaktereve: Nga analiza e kryer për numrin e enterobaktreve qe sipas raportit të analizës rezulton 20.000CFU/g. NJë rezultat i tillë tregon për ndotje mikrobike të enterbaktereve disa here më e lartë se limiti i përcaktuar në Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nr. 465 datë, 23.12. 2016 dhe Rregulloren 2073/2005 të BE (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Si eleminohet prezenca e baktereve?
Fenomeni i ushqimeve me baktere mund të marë fund nëse prodhuesit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse që duhet të garantojë sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të respektojnë Urdhërin Nr. Datë 23. 12. 2016 i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Rregullorja 2073/2005 të BE (Limiti për Staphulococcus aureus coagulase positive për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2) si dhe për (Limiti i Enterobaktereve për akulloret: 10-100 cfu/g, ku n=5 dhe c=2).
Nëse akullorja do të testohet nga prodhuesi gjatë përgatitjes, bakteret mund të elimonohen. Prezenca e lartë e këtyre mikroorganizmave patogjene tregon se, prodhuesit vendas nuk kryejnë kontrolle laboratorike. “Analizat që duhen të kryhen në akullore janë listeria monocytogenes dhe salmonella për kriteret e sigurisë ushqimore, që do të thotë, nëse aakullorja është apo jo e konsumueshme. Gjithashtu, akullorja para se të dalë në treg duhe të analizohet për enterobakteret dhe staphulococcus, për kriteret higjenike të përpunimit. Këto të dytat kontrollohen gjatë procesit të përpunimit në mënyrë që të mund te merren masa në proces”, shprehet Teknologia Elda Ziu.
Akullorja jo cilësore ul imunitetin dhe rrezikon shëndetin e fëmijëve
Mjekja mikrobiologe, Dr.Blerta Brati, ushqimet me baktere i cilëson prodhime që vënë rrezik jetën e fëmijëve.“Staphyloccocus cuagulase positive janë patogjenë oportunistë të shoqëruar me një spektër të madh sëmundjesh që variojnë nga infeksionet e lëkurës dhe mukozës deri te septicemitë kërcënuese për jetën tek njerëzit dhe kafshët. Stafilokokët lulëzojnë në ushqime ku prodhojnë toksina. Helmimi i ushqimit, nuk është për shkak të gëlltitjes së baktereve, por prodhimit të toksinave të prodhuara nga bakteret që janë tashmë të pranishme në ushqimin e kontaminuar ” cilëson mjekja Brati.
Fëmijët janë grupmosha e cila është konsumatorja më e madhe e akulloreve. Përvecc rrezikut që prania e eneterobaktereve shfaq, akullorja është një ushqim i cili vë në rrezik të vazhdueshëm fëmijët. “Enterobacteret shkaktojnë infeksione të traktit urinar, respirator, indeve të buta, osteomelite, endokardit etj. Ka raste kur situatat rëndohen në shok septic. Kështu, fëmijët ekspozohen ndaj rrezikut për toksikim apo edhe për infeksione. Këshillohet, që pasi të jemi siguruar për kushtet e ruajtjes dhe tregtimit, fëmjët të konsumojnë 1-2 herë akullore në javë”, këshilllon Nutrecionistja Hyrida Basha.
Nëse në vazhdim do të tregtohen produkete ushqimore që kontrollohen nga asnjë institucion shtetëror rrezikohet që vendi të kalojë në kushte epidemie.
Institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili vec kontrolleve, inspektimeve, analizave etj, e ka detyrë ligjore, por edhe si diçka e domosdoshme për konsumatorin, të komunikojë riskun që na paraqitet.
Mjeku Pëllumb Pipero thotë se, Staphyloccocus coagulase dhe entoroccocët, përgjithësisht shaktojë sëmundje gastrointelstinale. “Staphyloccocus coagulase shkatojnë edhe toksikoinfeksione, që janë fatale për fëmijët. Ndërsa entoroccocët të shkaktojnë diarre, temperaturë, sëmundje gastrointelstinale. Kjo është një nga arsyet kryesore që pranë Spitalit të Infektivit paraqiten dhjetra raste me gastroenterite ose helmime ushqimore. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këo raste është parandalimi. Që do të thotë, qumësht i sigurtë dhe përpunim e shërbim i sigurtë i akulloreve. Ndërkohë që, infeksionet ushqimore duan trajtim mjekësor. Në rastet e lehta konservativ që do të thotë lëngje me shumicë si trisolin ose laktobacilet. Ndërsa në rastet e toksikoinfeksioneve duhet trajtim spitalor”, përfundon Pipero. /Qendra ALERT / Titulli i origjinalit: INVESTIGIMI I QENDRËS ALERT: AKULLORET NË TIRANË ME BAKTERE DHE STAFILOKOK, RREZIKU SERIOZ PËR SHËNDETIN E FËMIJËVE DHE TË RRITURVE. JA REZULTATET E 5 ANALIZAVE / FOTO – VIDEO