Prapaskenat e xhirimeve të klipit me “Lyrical Son”, Dafina shfaqet mes një fushe me luledielli

Prapaskenat e xhirimeve të klipit me “Lyrical Son”, Dafina shfaqet mes një fushe me luledielli

August 3, 2021 0

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka nisur xhirimet për një projekt të ri muzikor. Siç është njoftuar, ajo po vjen në një bashkëpunim me anëtarin e grupit “PINT”, Lyrical Son.

Megjithëse nuk është konfirmuar asgjë, 32 vjeçarja ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit.

“Diçka shumë e bukur po vjen”, ka shkruar ajo krahas imazheve ku shfaqet e rrethuar me luledielli. Komplimentet nuk munguan në pjesën e komenteve nga ndjekësit në Instagram.

Zeqiri nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe presim në vazhdim për atë që do të sjellë. Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë e suksesshme. “Happy Birthday”, e publikuar disa javë më parë ka arritur mbi një milion klikime për vetëm pak javë.

revista.one./