Intervista/ Blero tregon historinë e aksidentit: Dy vajza u hodhën mbi veturën time
August 5, 2021Këngëtari Blerim Muharremi ka treguar historinë e aksidentit në vitin 2013.
Në emisionin “Natë Vere” në T7 ka treguar si ka ndodhur ngjarja.
Ai ka thënë se çështja është e zgjidhur në gjykatë dhe se nuk ka nevojë më të merret me këtë punë.
“Është avokati im të cilin mund ta pyesni. Kjo punë ka përfunduar në gjykatë. Ato dy vajzat u hodhën mbi veturën time. Njëra u lëndua më shumë dhe e dërgova në spital me urgjencë”, tregoi ai.
A i iku zëri?
Këngëtari Blero Muharremi ka folur për një paraqitje të tij në një emision për festën e Vitit të Ri, ku kishte kënduar live.
Në emisionin Natë Vere në T7 ka thënë se ajo cfarë kishte ndodhur nuk është ndonjë çudi. Ai shpjegon se gjatë këndimit ishte një moment kur e kishte kapur një notë më lartë.
“Këtë natë ka qenë një natë shumë e mirë, ka qernë viti i ri edhe jo veç unë po kushdo… e kam kap një notë më lartë , ka qenë moment, ka ndodhë kjo, që nuk është ndonjë çudi”, ka thënë ai.
Videoja ishte bërë virale në rrjete sociale duke u komentuar negativisht për zërin i cili dallonte shumë nga ai që jemi mësuar ta dëgjojmë në këngët të cilat i publikon në platforma sociale.
Blero flet për Goran Bregoviqin që do të këndojë në Korçë
Blero, në emisionin Natë Vere në T7, e ka komentuar ftesën e këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të kënduar në “Festën e Birrës” në Korçë.
Blero ka thënë se ne nuk jemi në një fazë të tillë ku i thirrim ata (këngëtarët serbë) për të na kënduar neve.
“Nuk jemi në një fazë ku i thirrim ata me na kënduar neve. Është absolutisht budallaki. Nuk jemi në fazën e tillë, nuk është moment i duhur”, është shprehur Blero.
Tutje, Blero tha se veprimi i Bashkisë së Korcës është huqje totale. Kjo për shkak se nuk kanë kaluar qindra vjet nga lufta në Kosovë, por vetëm 20 vjet.
“Muzika është muzikë, por unë po flas personalisht, absolutisht është një huqje totale”.
“Le ta dëgjojë privatisht kushdo që e ka ftuar, por publikisht nuk është moment i duhur. Jemi t’u hjek me shumë sene në Kosovën tonë, sepse lufta është veç 20 vjet nuk është 200 vjet”, shtoi Blero. /Express/