(VIDEO) Richard Grenell me “mision” në Vlorë, mister se me cilin po shoqërohet

(VIDEO) Richard Grenell me “mision” në Vlorë, mister se me cilin po shoqërohet

August 5, 2021 0

Ish i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duket se po shijon dhe bregdetin shqiptar. Në profolin e tij në Instagram Grenell ka publikuar foto të bregdetit të Jonit dhe video të pamjeve të mrekullueshme buzë detit në mbrëmje. 

“Darkë, aty ku takohet Adriatiku me Jonin”, shkruan Grenell krah videos së postuar, pa dhenë detaje se me kë po shoqërohet nga politikanët shqiptarë. Mbetet mister deri sa te mësojmë, nese Grenell ka ardhur vetëm për pushime, apo ka ndonjë mision. Megjithëse i pensionuar pas renies nga pushteti të presiodentit Trump, Grenell mbetet ende aktiv ne Ballkan këto kohë duke takuar biznesmenë e politikanë në Serbi dhe Shqipëri, si dhe duke dhënë mendime për Kosovën.

Përveç jetës së natës, Grenell preferon edhe ujin e detit. Atij i pëlqen të qëndrojë pezull në ujë dhe dallgët e dy deteve ta tundin lehtë.

revista.one/