Ish-konkurrentja e Miss Universe: Do të bëhem murgeshë, nuk e kam humbur virgjërinë!
August 5, 2021E ftur në emisionin “Ora Verore “ në RTV Ora, modelja Xheni Brahaj, është shprehur se nuk e ka humbur virgjërinë.
Më tej ajo shton se virgjërinë nuk do e humbasë pasi do të bëhet murgeshë.
Ronaldo Sharka: Kur e ke humbur virgjërinë
Xheni Brahaj: Nuk e kam humbur dhe nuk e kam ndërmend ta humb sepse e kam vendosur që të bëhem murgeshë.
Xheni Braha, ish-konkurente e “Miss Universe Albania”, është shprehur se vendin e parë në konkurse bukurie nuk e fiton ajo që duhet, por megjithatë nuk ka treguar ‘taktikat ‘ se si mund të ‘rrëmbehet’, ky çmim.
Më tej ajo shprehet se televizioni është një gënjeshtër e madhe dhe sipas saj asgjë nuk është ashtu siç duket para ekranit.
“Si çdo vajzë në moshën 15 vjeç ka qejf televizioni, të bëhet miss modele, dhe një ndër këto isha dhe unë, e vogël ka pas marrë pjesë në sfilita modelingu po në Shqipëri ne e dimë shumë mirë që tregu i modelingut nuk është aq i madh apo të të jpin një feedback, siç ndodh nëpër botë.
Pastaj në moshën 18-vjeçare kam marrë pjesë në Miss Universe Albania, një eksperiencë shumë e bukur, ndoshta jo pritshmëritë që kisha për finalen por gjithsesi është në eksperiencën time . Kur e shikon nga jashtë duket se ai që është në atë pozitë e meriton vërtetë por ndërkohë kur je në brendësi shikon se nuk është ashtu siç duket, funksionon ndryshe. Televizioni është një gënjeshtër e madhe. Dhe këto misset për mendimin tim nuk kanë fare meritë për të qenë aty ku janë. Kam parë që vendin e parë nuk e fiton ajo që duhet.”
revista.one/