Sondazhi në Kosovë: 58% kundër nismës Ballkani i Hapur, opinioni për Shqipërinë përkeqësohet
August 11, 2021Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh, Pyper ka parashtruar pyetjen: Duke u bazuar në zhvillimet e këtij viti mes Kosovës dhe Shqipërisë, çfarë perceptimi do të thonit se keni për Shqipërinë?
40.27 e qytetarëve thonë se kanë perceptim jo të mirë, 35.98% thonë se kanë perceptim të mirë, kurse 23.74% thonë se kanë perceptim as të mirë as jo të mirë.
Në pyetjen: Si po ndikojnë politikat e jashtme të Kurtit dhe Ramës në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, 53.70% e respodentëve kanë thënë se po ndikon për të keq, 34.25% kanë deklaruar se ndikon për të mirë, kurse 34.25% nuk kanë pas përgjigje.
Ndërkaq, në pyetjen e radhës të sondazhit, 41.62% kanë deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më shumë në fushën e ekonomisë, 36.85% kanë deklaruar se duhet bashkëpunuar në diplomaci, kurse 21.53% kanë thënë se duhet bashkëpunuar në siguri.
Në pyetjen: Së fundmi Edi Rama është shprehur se Ballkani i Hapur është një mundësi e mirë në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia. A pajtoheni apo nuk pajtoheni më këtë? 57.51% nuk janë pajtuar, 26.93% nuk kanë pasur përgjigje, kurse 15.56% kanë deklaruar se pajtohen.