(VIDEO) Një diamant në Paris, ja numri i fanelës që do të mbajë Messi

(VIDEO) Një diamant në Paris, ja numri i fanelës që do të mbajë Messi

August 11, 2021 0

Tashmë është zyrtare që Lionel Messi do të jetë futbollist i Paris Saint-Germainit, pasi diçka të tillë e ka konfirmuar klubi francez.

Pas arritjes në Paris dhe kalimit te testeve mjekësore, superylli argjentinas është konfirmuar si lojtar i ri ekipit nga Ligue.

Në faqen zyrtare të PSG-së është publikuar videoja prezantuese e 34-vjeçarit si lojtar i klubit francez.

“Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së.

“Paris Saint-Germaini njofton me kënaqësi se ka nënshkruar me Leo Messin kontratë dyvjeçare me opsionin për një vit të tretë”.

“Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë me plot të drejtë konsiderohet si një legjendë e futbollit dhe një frymëzim i vërtetë për të gjitha moshat, brenda dhe jashtë futbollit”.

“Nënshkrimi i Leos riforcon aspiratat e Paris Saint-Germainit, si dhe u siguron tifozëve besnikë të klubit, jo vetëm një skuadër jashtëzakonisht të talentuar, por edhe momente të mrekullueshëm futbolli në vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e PSG-së. 

President i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se janë të lumtur që skuadrës së tyre shumë të fortë ia shtojnë edhe një emër të madh si Messi.

“Jam i kënaqur që Lionel Messi ka zgjedhur të bashkohet me Paris Saint-Germain dhe ne jemi krenarë që e mirëpresim në Paris, me familjen e tij”.

“Ai nuk e fshehu dëshirën e tij për të vazhduar të evoluojë në nivelin më të lartë dhe për të fituar trofe. Ambicia e klubit është natyrisht identike. Shtimi i Leos në ekipin tonë të klasit botëror konfirmon rëndësinë dhe suksesin e rekrutimit tonë”.

“Së bashku me trajnerin tonë të madh dhe stafin e tij, mezi pres që ekipi ynë të bëjë histori për të gjithë tifozët tanë në të gjithë botën”, ka thënë tha Al-Khelaifi

Ndërkohë, është konfirmuar se Lionel Messi do ta mbajë fanellën me numrin 30 te klubi i tij i ri, Paris Saint-Germain.

Sonte (e martë) në internet kanë rrjedhur pamje, në të cilat shfaqet superylli argjentinas me fanellën e skuadrës nga Ligue 1, derisa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se prezantimi zyrtar do të bëhet nesër (e mërkurë).

Messi rikujton kohën kur për herë të parë si adoleshent depërtoi në ekipin senior të Barcelonës.

Asokohe, ai e kishte bartur atë numër gjatë sezoneve 2004/2005 dhe 2005/2006, ndërsa më pas (në sezonin 2006/2007) e mori fanellën me numrin 19 që e kishte lënë Fernando Navarro.

Pas largimit të legjendës braziliane, Ronaldinho (që nënshkroi për Milanin), nga viti 2008, Messi e ka qenë ikoniku me numrin 10 te katalunasit. revista.one/