Talibanët futen në pallatin presidencial, fillimisht bëjnë foto dhe heqin flamurin (VIDEO)
August 16, 2021Talibanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul të Afganistanit, ku pritet së shpejti që para mijëra luftëtarëve që do të mblidhen të shpallin zyrtarisht “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
Në fakt- talibanët pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani, që aktualisht është në ekzil dhe që dje dha dorëheqje për të ndaluar gjakderdhjen në vendlindjen e tij – kanë vendosur që të festojnë.
Ata ia mësynë pallatit, shëtitën nëpër kabinetin e Ghanit dhe më pas filluan pozimet në momentin që ata e kishin pritur hiq më pak se 20 vite, që kur ushtria amerikane dhe NATO mori kontrollin duke i dëbuar nga qytetet e mëdha.
Sikur kjo të mos mjaftonte, u futën në sallën e mbledhjeve vendosën flamurin e bardhë – “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
Gjithçka u transmetua live në televizion, me qëllim që populli ta shihte që po “formohet një shtet i ri dhe se ka ardhur një epokë e re në Afganistan”. revista.one/