(VIDEO) Kampion bote në kikboks, i dorëzohet Gjerdani i Artë Ferit Ketës

(VIDEO) Kampion bote në kikboks, i dorëzohet Gjerdani i Artë Ferit Ketës

August 15, 2021 0

Shqiptari Ferit Keta është shpallur kampion bote në kikboks. Në kalanë e Bashtovës, Rrogozhinë u zhvillua dueli ku sportisti shqiptar përballë kishte holandezin Guillermo Blokland.

Ferit Keta zhvilloi një përballje të mirë, duke e mbyllur sfidën që në raundin e 3 me 5 raunde që kishte sfida.

Keta e dominoi kundërshtarin, madje në dy raundet e para ia doli të të hidhte në tapet kundërshtarin, por holandezi rezistoi sa mundi, deri sa në të tretën u detyrua të dorëzohej pas goditjes fatale të Ketës.

Kushi: Krenare për kampionin

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka marrë pjesë në  eventin e madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë në një atmosferë fantastike në Kalanë e Bashtovës.

Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se sporti bashkon popujt e njerëzit, si dhe nxit paqen, e solidaritetin, por ka edhe fuqinë të ngrejë lart emrin dhe flamurin e një kombi.

“Krenare për Ferit Ketën, i cili fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF ndaj holandezit Blokland, duke frymëzuar talentet e reja shqiptare, e duke provuar se me vullnet, sakrificë, e sidomos duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, mund të ngjitesh lart në majat e suksesit” – shkruan Ministrja Kushi.

revista.one/