Futbollisti nigerian rreh të dashurën shqiptare
February 19, 2021Ish-lojtari i Partizanit Theophilus Solomon është arrestuar pak ditë më parë nga policia pas kallëzimit të bërë nga e dashura e tij shqiptare, shtetasja E.P për dhunë në familje.
Futbollisti Nigerian me date 17 Shkurt ka dalë para gjykatës ku ndaj tij është caktuar masa arrest me burg. Ai ka depozituar një kërkese në Apel ku kërkon ndryshimin e masës se sigurisë. Solomon është zyrtarizuar pjesë e klubit arab Al Qadsia.
Solomon, ish-futbollisti i Partizanit është shoqëruar në polici pas një denoncimi nga e dashura e tij në Tiranë. Ka qenë një grindje mes çiftit e cila ka përfunduar deri në polici.