(VIDEO) Delfinët shpëtojnë notarin në Irlandë, kishte 12 orë në mes të detit

(VIDEO) Delfinët shpëtojnë notarin në Irlandë, kishte 12 orë në mes të detit

August 25, 2021 0

Një grup delfinësh e kanë ndihmuar një notar të bllokuar dy milje e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee në Irlandë.

Pas 12 orësh në mëshirën e dallgëve, nuk i kishte mbetur gjë tjetër pervecse të shpresonte në një “mrekulli”. 

I riu 30 vjeç ishte gati të dorëzohej pasi qe rraskapitur në mes të detit dhe kishte edhe shenja hipotermie. Pikërisht grupin e delfinëve që hidheshin e rrotulleshin përreth notarit të dëshpëruar pikasën rojet bregdetare pas makthit të tij 12 orësh. I riu kishte tentuar të përshkonte 5 milje me not, por nuk ishte i mirëpërgatitur. Ai u gjet i veshur vetëm me një palë rrobe banjo të shkurtra, ndërsa veshjet e trupit i kishte në breg. Njohës të zonës thanë se ishte vërtet e jashtëzakonshme që i 30 vjecari kishte arritur të shpëtonte. “Edhe gjysëm ore po të ishim vonuar, ai do të kishte vdekur”, thanë punonjësit e kërkim-shpëtimit, të cilët shtuan se delfinëtu e kishin rrethuar te riun në përpjekje për ta ndihmuar ose për ta shtyrë drejt bregut.

revista.one/