Ish-drejtori i një televizioni pranon se ka qëlluar gruan: Vetëm dy tri shuplaka, s’është dhunë

Ish-drejtori i një televizioni pranon se ka qëlluar gruan: Vetëm dy tri shuplaka, s’është dhunë

August 25, 2021 0

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj bashkëshortes.

Fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike nga organet e rendit, Fejza ka thënë se e tëra ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me gruan e tij.

Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, Fejziu fliste me shumë qetësi, madje tha se asgjë nuk i ka bërë, vetëm “dy-tri shuplaka”.

Ai madje deklaroi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha Fejziu për Gazetën Sinjali.

Policia të njëjtin njoftoi se po e kërkon, por ky i fundit tha se është në bashkëbisedim me këtë institucion.

Fejziu tha më tutje se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi tutje ai.

Rastet e dhunës në familje po rriten, duke rritur kështu në të njëjtën kohë pasigurinë për gratë në Kosovë.

Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj ka tronditur gjithë duke alarmuar të gjitha gratë për të lajmëruar rastet e tyre.

Njoftimi i Policisë, Gjilan

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan, 25 gusht 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Sadat (Rafiz) Fejzi me banim në fshatin Mogillë komuna Kllokot.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• ” Dhunim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com

revista.one/