Eros Grezda rrëfehet pse është ndarë nga Oriola Marashi
August 26, 2021Nuk ka më dyshime! Lajmin e ndarjes me Oriolën e ka kofirmuar së fundmi edhe Eros Grezda. Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti nuk i shpëtoi dot pyetjeve për modelen bukuroshe.
Si është e vërteta me modelen Oriola Marashi, pas lajmeve të publikuara në rrjet për një ndarje mes jush?
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”
Cili ka qenë shkaku i ndarjes?
“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.”- ka rrëfyer Grezda.
Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
revista.one/