(E PLOTË) Vajzat që bllokuan rrugën në Tiranë e postojnë videon si “challenge”

(E PLOTË) Vajzat që bllokuan rrugën në Tiranë e postojnë videon si “challenge”

August 26, 2021 0

Është publikuar video e plotë e vajzave, të cilat pak ditë më parë bllokuan rrugën në Unazën e Madhe në Tiranë duke zhvilluar një video për Tik Tok.

Ka qenë një nga vajzat, Klaudia që e ka postuar videon e plotë të rrjetet sociale. Në video vajzat shihen teksa hapin shampanjën dalin nga makina dhe kërcejnë nën ritmin e këngës “Fajet”, ku video është realizuar përmes një droni.

Tre vajzat që kanë bllokur rrugën, tani kërkojnë që kjo të kthehet në një “challenge” (sfidë), që të gjithë të bëjnë video të tilla, për të vlerësuar më pas se kush është edhe më e bukura.

Kujtojmë që në lidhje me ngjarjen policia ka gjobitur shoferen 21 vjeçe. Ajo është ndëshkuar me 500 mijë lekë (të vjetra) gjobë dhe Mercedesi i është bllokuar.

Njoftimi i Policisë

“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi.”

revista.one/