(VIDEO) Talebanët pilotojnë helikopterin që la pas ushtria e SHBA, e përdorin si veturë
August 27, 2021Luftëtarët talebanë do të kenë në duar deri në 200,000 armë zjarri, 20,000 makina Humvees dhe qindra avionë që SHBA i dhuruan ushtrisë afgane.
Një shifër e tillë, sipas medieve të huaja, vjen pasi u publikuan disa pamje në të cilat talebanët shihen duke “bërë një xhiro” me një helikopter 6 milionë dollarë të prodhuar nga SHBA, Blackhawk rreth një aeroporti.
Ata gjithashtu kanë publikuar edhe pamje propagandistike të “forcave speciale” të pajisura me mjete të blinduara.
Javën e kaluar, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan pranoi se SHBA nuk ka një ‘tablo të qartë’ të asaj se sa mungojnë nga 83 miliardë dollarë inventar ushtarak tani në duart e armikut.
Pajisjet e dhëna nga SHBA për Ushtrinë Afgane tani që ka të ngjarë të jenë në duart e talebanëve gjithashtu përfshijnë 50,000 automjete taktike, 1000 automjete rezistente ndaj minave dhe 150 transportues personeli të blinduar.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se është e paqartë nëse ka dikush brenda radhëve të talebanëve me njohuri për të fluturuar me sukses ndonjë avion.
Sipas Daily Mail, Shtetet e Bashkuara gjithashtu dhuruan të paktën 200,000 armë zjarri për ushtrinë afgane, duke përfshirë pushkë snajperi M24, armë sulmi M18, raketa antitank, granata automatike, mortaja dhe granata me raketa.
revista.one/