Hajdutët vjedhin BMW-në e Tom Cruise dhe bagazhet në vlerë mijëra euro

Hajdutët vjedhin BMW-në e Tom Cruise dhe bagazhet në vlerë mijëra euro

August 27, 2021 0

Tom Cruise-it i janë vjedhur bagazhe me vlerë mijëra eurosh pasi hajdutët i morën BMW-në truprojës së tij në vlerë prej 100,000 funtesh (116 mijë eurosh).

Ylli i filmit, 59 vjeç, aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar skena për “Mission: Impossible 7” dhe u tha se ishte tejet i zemëruar kur mësoi për vjedhjen, shkruan DailyMail.

Sipas The Sun, hajdutët përdorën një skaner për të klonuar sinjalin nga ndezja e automjetit ndërsa ishte parkuar jashtë në parkingun e “The Grand Hotel” në Birmingham.

Një burim i tha tabloidit britanik: “Tom ka lëvizur gjatë gjithë kohës me veturë ndërsa ishte në Birmingham dhe disa nga bagazhet dhe gjërat e tij ishin brenda saj kur u vodh”.

“Policia më pas e ka gjetur veturën falë një pajisje elektronike të gjurmimit, por gjithçka brenda saj ishte zhdukur”, tha burimi.

“Është një siklet i madh për ekipin e sigurisë dhe djali që punon si shofer i aktorit ishte duke u çmendur – por jo aq i nervozuar sa Tomi!”, shtoi më tej burimi.

Truproja përgjegjëse për stafin e sigurisë së Tomit thuhet se e zbuloi veturën e vjedhur herët në mëngjes të mërkurën.

Burimet e brendshme thanë se hajdutët arritën të vidhnin veturën vetëm brenda pak minutave pasi u la jashtë hotelit, i cili është vetëm dy minuta më këmbë nga selia e Policisë në West Midlands.

revista.one/