Antonela e zemëruar me Mevlanin: A të shijoi puthja ime me buzët natyrale…?

Antonela e zemëruar me Mevlanin: A të shijoi puthja ime me buzët natyrale…?

March 17, 2021 0

Antonela prej 3 ditësh ajo nuk është e pranishme në emisionin “Për’puthen”, ndërsa sot zbuloi se çfarë vendimi ka marrë. Ajo tha se do të rikthehet shumë shpejt pas një pushimi të shkurtër.

“Ndihem pak më mirë. Në fillim nuk isha shumë mirë, siç jam unë zakonisht e lumtur dhe e pashë që po dilja shumë nga vetja dhe vendosa të marrë një pauzë të shkurtër dhe do rikthehem përsëri”, tha Antonela në një lidhje me skype.

Për Mevlanin dhe Ledjanën ajo “i injoroi” duke u shprehur:

“Kush janë këta se nuk i njoh?”, duke theksuar se do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Ndërkaq, Antonela falenderoi djemtë që i qëndruan pranë në momentet më të vështira, Blerimin, Rinianin, Alesandron dhe Arsimin. Ajo u shpreh se kur të kthehet në program do të jetë e fokusuar vetëm tek këta djem.

Antonela zbuloi se ka shkëmbyer një puthje me Mevlanin për Shën Valentinin, duke e pyetur se cila nga puthjet i ka shijuar më shumë ajo me të apo me Ledjanën.

“Doja t’i thosha atij burrit cilat nga puthjet të shijoi më shumë ajo për Shën Valentin me buzët e mia natyrale apo ajo tjetra”, u shpreh Antonela duke thumbuar Ledjanën.

Në fund ajo shtoi se për të Mevlani nuk është më askush dhe se shumë shpejt do t’i marr gjithçka që i ka dhënë. /revista.one/