Komiteti ndryshon mendim: Jemi pro për përdorimin e vaksinës ruse apo kineze

Komiteti ndryshon mendim: Jemi pro për përdorimin e vaksinës ruse apo kineze

March 17, 2021 0

Komiteti i Imunizimit dhe Vaksinimit mori dje vendimin për të vazhduar vaksinimin me vaksinën e Astra Zeneca-s, pasi nuk është vërtetuar se kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku dhe humbje jete.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit, Aida Bushati tha për Abc News se e konsideron politik pezullimin e procesit në disa shtete.

“Asnjë vërtetim nuk ka dalë që ka pasur shkak pasojë. Më shumë vendimet kanë qenë politike se nga grupet e ekspertëve”, shprehet Bushati.

Për sa i përket vaksinave të tjera, Bushati tha se po bëhen përpjeke për të siguruar vaksinat ruse dhe kineze.

“Jemi pro për përdorimin e vaksinës ruse apo kineze. Megjithatë jemi në tentative kontraktuale. Jemi të hapur për t’i përdorur pse duhet të themi jo”, thotë ajo.