Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar,  23-vjeçarja ishte në proces divorci (VIDEO)

Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar, 23-vjeçarja ishte në proces divorci (VIDEO)

September 11, 2021 0

Elton Metaj, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, është arrestuar nga Policia. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë zjarri kallashnikov ish-gruan 23 vjeçare, në shtëpinë e babait të saj.

Çifti ishte në proces divorci, ndërsa një vit më parë ishte liruar nga burgu sepse kishte mbajtur gruan dhe familjen e saj peng për 5 orë, në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës. Pas kësaj ngjarje, Sabrina Bengaj kërkoi divorcin nga Elton Metaj.

Policia e Fierit bën me dije se:

“Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për  Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ).“

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Kronika e një vrasje të paralajmëruar

Vrasja e ndodhur mbrëmë në Fier ishte një krim i paralajmëruar, por që nuk u mor parasysh nga organet kompetente. 31 vjeçari Elton Metaj, një vit më parë e kishte mbajtur peng viktimën bashkë me familjen e saj, për rreth 5 orë në të njëjtën banesë ku ndodhi ngjarja e fundit.

Autoi ka dalë në atë kohë para togave të zeza dhe është dënuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”. Për shkak të gjykimit neglizhent në gjykatë, Elton Metaj arriti të fitonte lirinë.

Më poshtë jepen pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes.

Autori i vrasjes