“Motrën ma vrau kur po hante bukë, kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu” (VIDEO)

“Motrën ma vrau kur po hante bukë, kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu” (VIDEO)

September 11, 2021 0

Një vrasje në familje është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit.

31 vjeçari Elton Meta ka shkuar në banesën e ish vjehrrit dhe ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten e tij.

Vëllai i viktimës, Armando Bengaj pas ngjarjes së rëndë është shprehur se autori kishte dalë nga burgu më 20 korrik. Ai ka akuzuar gjykatësit dhe prokurorët sipas tij të korruptuar që e kanë lënë të lirë.

Bengaj u shpreh se autori kishte kërkuar ta vriste dhe atë, ndërsa e motra kishte marrë një plumb në mushkëri dhe kishte ndërruar jetë në vend.

revista.one/