Shkëputet ashensori, 5 të plagosur në Tiranë, një shtatzënë në gjendje të rëndë

Shkëputet ashensori, 5 të plagosur në Tiranë, një shtatzënë në gjendje të rëndë

September 12, 2021 0

Pesë persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë, pasi rrëzimit të një ashensori në një pallat në zonën e “Astirit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta pas mesnate. Në ashensor ndodheshin tre meshkuj dhe dy femra, njëra prej tyre shtatzënë.

Sipas informacioneve, gruaja shtatzënë është në gjendje më të rëndë në spital. Sakaq, dyshohet se shkak i rënies së ashensorit ka qenë këputja e kavove. Nuk dihet nëse kjo është shkaktuar nga amortizimi, pesha apo diçka tjetër.

Pallati është i kompleksit Fratari në Astir, me ndërtues Dine Fratarin. 

Administratori i Pallatit dhe përgjegjësi i kompanisë së ashensorëve janë të shoqëruar për në Komisariatin nr. 6 në Tiranë për të dhënë shpjegime.  Administratori është personi përgjegjës për tu kujdesur për ashensorin, duke pasur parasysh edhe kolaudimin periodik të detyrueshëm të paktën 1 herë në vit.

Pamje nga vendngjarja

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

revista.one/