Tifozët i hedhin gota birre, Haaland “pi” pas golit (VIDEO)

Tifozët i hedhin gota birre, Haaland “pi” pas golit (VIDEO)

September 12, 2021 0

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland iu përgjigj me humor abuzimit të tifozëve të Bayern Leverkusenit në fitoren 4-3 të skuadrës së tij pasditen e së shtunës.

Haaland, i cili shënoi dy herë dhe me penalltinë e shënuar i dha miqve epërsinë 13 minuta përpara fundit të lojës. Ai u godit me gota plastike ndërsa shkoi për të festuar golin me shokët e tij të skuadrës.

Sidoqoftë, 21-vjeçari nuk e la veten në dorë të zemërimit, në vend të kësaj u tall me mbështetësit vendas duke bërë sikur pinte nga një prej gotave me birrë që i kishin rënë te këmbët e tij.

Shoku i tij i skuadrës në Dortmund, ylli i Anglisë, Jude Bellingham, u kap gjithashtu nga kamera duke bërë një kapje mahnitëse të një gote që po fluturonte në drejtim të tij.

Veprimet e Haaland ishin shumë të ngjashme me ato të Declan Rice, i cili festoi golin hapës të Raheem Sterling për Anglinë kundër Hungarisë gjatë pushimit ndërkombëtar në një mënyrë identike. Haaland tashmë ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në katër ndeshje deri më tani këtë sezon në Bundesliga.

revista.one/